Skolioza është një deformim Tre Dimensional rrotullues i zhvilluar në tre rrafshe të trupit. Fjala “scoliosis” vjen nga greqishtja “shtrembër”. Skolioza ose skolioza idiopatike prek kryesisht fëmijët dhe adoleshentët gjatë rritjes së shpejtë. Fajtori shkaktar përshkruhet si multifaktorial me komponentë gjenetik,hormonal, muskolor-skeletorë, neurologjik dhe ështe bashkuar në teori t ndryshme (Burwell 2003, 2006, 2013, 2016).

Metoda Schroth

Traitimi i Skoliozave me metodën Schroth bëhet në mënyrë individuale dhe përfshinë ushtrime specifike për të parandaluar rritjen e skoliozës dhe korrigjuar skoliozën. Rastet me skolioze duhet trajtuar me muaj, vite dhe disa raste gjatë gjithë jetës.