Shpatulla e ngrirë, e quajtur edhe kapsuliti ngjitës, shkakton dhimbje dhe ngurtësi në shpatull. Me kalimin e kohës, shpatulla bëhet shumë e vështirë për të lëvizur.
Shpatulla e ngrirë më së shpeshti prek njerëzit ne mes të moshës 40 dhe 60 vjec dhe shfaqet tek grate më shpesh
sesa tek burrat.

Shpatulla e ngrirë zakonisht zhvillohet ngadalë dhe në tre faza. Çdo fazë mund të zgjasë disa muaj.
- Faza e ngrirjes: Çdo lëvizje e shpatullës tuaj shkakton dhimbje dhe
diapazoni i lëvizjes së shpatullës suaj fillon të kufizohet.
- Faza e Ngrirë: Dhimbja mund të fillojë të zvogëlohet gjatë kësaj faze.
Megjithatë, shpatulla juaj bëhet më e forte dhe perdorimi i saj behet me i veshttrë
- Faza e shkrirjes: diapazoni i lëvizjes në shpatullën tuaj fillon të përmirësohet
Për disa njerëz, dhimbja përkeqësohet gjatë natës, ndonjëherë duke ndërprerë gjumin.
Personat më të prekur janë ata të cilët vuajnë nga:
- Diabeti
- Hipotiroidizmi
- Hipertiroidizmi
- Sëmundja e Parkinsonit
- Sëmundjet Sistemike
- Imobilizimi i krahut si pasojë e ndonje operacioni apo thyerje të kockës se krahut.