Dhimbja e qafës është dhimbje në ose rreth shtyllës kurrizore nën kokën tuaj, e njohur si shtylla kurrizore cervikale. Dhimbja e qafës është një simptomë e zakonshme e shumë lendimeve dhe gjendjeve te ndryshme mjekësore.

Dhimbja e qafës mund të zgjasë nga ditë në shumë vite, në varësi të shkakut. Shkaqet e zakonshme përfshijnë:
- Osteoartritin
- Stenozën kurrizore
- Hernien e diskut
- Nervin e shtypur
- Stresin
- Lëndimet traumatike(Aksidentet)
- Tendosjen mendore dhe fizike
- Qëndrimin e gjatë ulur
- Tumoret dhe gjendje të tjera shëndetësore
Si ndihet dhimbja e qafës?
Disa njerëz e përshkruajnë dhimbjen si:
- Një dhimbje e vazhdueshme.
- Një dhimbje therese ose djegese.
- Rritja e ndjeshmerise ndaj presionit te lehtë të aplikuar në qafë.
- Dhimbje qafe, dhimbje koke dhe mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash ne njërin ose të dy krahët.
- Rritje e tensionit/shtrëngimit në muskujt e gafës.
Egzaminimet Mjekësore për këtë problem janë: rëntgen, CT-skanim, rezonancë magnetike, elektromiografi.