Dhimbja e kycit të dorës shpesh shkaktohet nga ndrydhjet ose frakturat nga lëndimet e papritura. Por dhimbja e kyçit të dorës mund të rezultojë edhe nga probleme afatgjata,si stresi i përsëritur, artriti dhe sindroma e tunelit karpal.

Dhimbja mund jetë si pasojë nga:

  • Frakturat
  • Osteoartriti
  • Artriti Rheumatoid
  • Sindroma e tunelit carpal
  • Tenosinoviti de Quervain
  • Cistat ganglionale
  • Sëmundja Kienbock

Te Osteoartriti dhe Artriti Rheumatoid dhimbja përshkruhet si ngurtesim dhe bllokim i lëvizjeve. Te Sindroma e Tunelit Karpal dhimbja pershkruhet si një ndjenjë shpimi gjilpërash.

Cista Ganglionale

Është një grumbull indi i rrumbullakët i mbushur më lëng që zakonisht shfaqet përgjatë tendinave ose nyjeve. Duket si një gunge dhe shkakton:

  • dhimbje
  • mpirje
  • ndjesi shpimi gjilpërash
  • kufizim të lëvizjes

Faktorët e Rrezikut

  • Aktivitetet sportive të cilat përfshijnë goditje dhe stres të përsëritur në kyçin e dorës.
  • Shtatzania
  • Obeziteti
  • Diabeti
  • Artriti Rheumatoid

Trajtimi Fizikal
Trajtimi i problemeve të kyçit të dorës fokusohet në fizioterapi, duke përfshirë:

  • Ultrazëri Terapeutik
  • Elektro-TENS
  • Rrezet Infra të Kuqe
  • Laser Terapia
  • Manual Terapia
  • Ushtrime Fizikale
  • Dry Needling & Akupunkturë

Ky kombinim metodash ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikuperimin e shpejtë.