Ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh fizioterapie për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien tuaj.
Manual Terapi
Teknikë terapeutike që përdor duart për të lehtësuar dhimbjet, përmirësuar lëvizshmërinë dhe rikthyer funksionin normal të indeve muskulore dhe artikulacioneve.
Kinezioterapi
Trajtim përmes ushtrimeve të personalizuara, që ndihmon në forcimin e muskujve, përmirësimin e qarkullimit dhe rikuperimin pas dëmtimeve.
Teknika Osteopatike
Metodë holistike që përqendrohet në balancimin e sistemit muskulor, nervor dhe skeletor përmes manipulimeve manuale të buta.
Schroth Terapi
Qasje terapeutike për korrigjimin e deformimeve të shtyllës kurrizore, si skolioza, përmes ushtrimeve specifike dhe të personalizuara.
Traksion Cervical dhe Lumbal
Trajtim për dhimbjet e qafës dhe shpinës përmes aplikimit të forcave tërheqëse për të liruar presionin mbi disqet dhe nervat kurrizore.
Shock Wave Terapi
Trajtim për dhimbjet e qafës dhe shpinës që përdor valë akustike të fuqishme për të stimuluar shërimin e indit dhe për të reduktuar dhimbjen.
Elektroterapi
Trajtim që përdorë rrymat elektrike për të lehtësuar dhimbjet, zvogëluar inflamacionin dhe nxitur shërimin e indeve.