Dhimbja e kycit të dorës shpesh shkaktohet nga ndrydhjet ose frakturat nga lëndimet e papritura. Por dhimbja e kyçit të dorës mund të rezultojë edhe nga probleme afatgjata,si stresi i përsëritur, artriti dhe sindroma e tunelit karpal.

Dhimbja mund jetë si pasojë nga:
- Frakturat
- Osteoartriti
- Artriti Rheumatoid
- Sindroma e tunelit carpal
- Tenosinoviti de Quervain
- Cistat ganglionale
- Sëmundja Kienbock
Te Osteoartriti dhe Artriti Rheumatoid dhimbja përshkruhet si ngurtesim dhe bllokim i lëvizjeve. Te Sindroma e Tunelit Karpal dhimbja pershkruhet si një ndjenjë shpimi gjilpërash.
Cista Ganglionale
Është një grumbull indi i rrumbullakët i mbushur më lëng që zakonisht shfaqet përgjatë tendinave ose nyjeve. Duket si një gunge dhe shkakton:
- dhimbje
- mpirje
- ndjesi shpimi gjilpërash
- kufizim të lëvizjes

Faktorët e Rrezikut
- Aktivitetet sportive të cilat përfshijnë goditje dhe stres të përsëritur në kyçin e dorës.
- Shtatzania
- Obeziteti
- Diabeti
- Artriti Rheumatoid
Trajtimi Fizikal
Trajtimi i problemeve të kyçit të dorës fokusohet në fizioterapi, duke përfshirë:
- Ultrazëri Terapeutik
- Elektro-TENS
- Rrezet Infra të Kuqe
- Laser Terapia
- Manual Terapia
- Ushtrime Fizikale
- Dry Needling & Akupunkturë
Ky kombinim metodash ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikuperimin e shpejtë.