Dhimbja e bërrylit më së shpeshti shkaktohet nga tejngarkesa apo mbipërdorimi. Shumë sporte, hobi dhe punë kërkojnë lëvizje të përsëritura të duarve, kyçeve ose krahëve. Dhimbja e bërrylit mund të jetë here pas here për shkak të artritit, por në përgjithësi, nyja e bërrylit është shumë më pak e prirur ndaj dëmtimit të konsumimit sesa shumë nyje të tjera.

Shkaqet e zakonshme të dhimbjes së bërrylit përfshijnë:

  • Tendinitet
  • Bursitet
  • Ndrydhjet
  • Bërryli i dislokuar
  • Berryli i teniserit
  • Bërryli i golferit
  • Frakturat e stresit
  • Osteoartriti (sëmundje që shkakton prishjen e kyçeve)
  • Osteokondriti dissecans
  • Artriti reumatoid (semundja inflamatore e kyçeve)
  • Lendimet e nervave (Nervi Radial, Median, Ulnar)

Terapia fizikale të dhimbjet e bërrylit ka për qëllim të:

  • Qetësojë dhimbjen
  • Të largojë ënjtjen
  • Të simuloje muskulaturën
  • Të mirëmbaje lëvizjen në nyje
  • Të forcojë muskulaturën
  • Të menaxhojë nyjen e bërrylit