Dhimbja e qafës është dhimbje në ose rreth shtyllës kurrizore nën kokën tuaj, e njohur si shtylla kurrizore cervikale. Dhimbja e qafës është një simptomë e zakonshme e shumë lendimeve dhe gjendjeve te ndryshme mjekësore.

dhimbja-e-qafes

Dhimbja e qafës mund të zgjasë nga ditë në shumë vite, në varësi të shkakut. Shkaqet e zakonshme përfshijnë:

  • Osteoartritin
  • Stenozën kurrizore
  • Hernien e diskut
  • Nervin e shtypur
  • Stresin
  • Lëndimet traumatike(Aksidentet)
  • Tendosjen mendore dhe fizike
  • Qëndrimin e gjatë ulur
  • Tumoret dhe gjendje të tjera shëndetësore

Si ndihet dhimbja e qafës?

Disa njerëz e përshkruajnë dhimbjen si:

  • Një dhimbje e vazhdueshme.
  • Një dhimbje therese ose djegese.
  • Rritja e ndjeshmerise ndaj presionit te lehtë të aplikuar në qafë.
  • Dhimbje qafe, dhimbje koke dhe mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash ne njërin ose të dy krahët.
  • Rritje e tensionit/shtrëngimit në muskujt e gafës.

Egzaminimet Mjekësore për këtë problem janë: rëntgen, CT-skanim, rezonancë magnetike, elektromiografi.